Studentët dalin me një vendim, tregojnë çfarë do të ndodhë me protestën. –

12/01/2019.

Studentët pritet të vijojnë protestën e tyre në formën e bojkotit të fakulteteve dhe ngujimin brenda tyre.

Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë” në emisionin News24, një studente nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, tha se është marrë vendimi nga studentë që të vijohet bojkoti pa afat i fakulteteve dhe ngujimi brenda tyre.

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më partë u shpreh se studentët që “kanë zaptuar fakultete janë një pakicë”, ajo u shpreh se shumica e studentëve kanë qenë pro bojkotit.

Një apel bëri edhe për studentët e tjerë: “I bëj thirrje të gjithë studenteve të vijnë të gjithë të të luftojmë për kauzat tona”.

Gjithashtu, studentja i bëri thirrje policisë që mos dhunojë studentët protestues.

Studentët kërkuan rrëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë. “Është e vetmja mënyrë për plotësimin e kërkesave tona”, tha studentja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/