Studentët e Bujqësorit paraqesin 10 kërkesa të reja. Protesta para ministrisë. Pritet te vine Studentet e Elbasanit. –
Studentët e Bujqësorit paraqesin 10 kërkesa të reja. Pritet te vine Studentet e Elbasanit. –
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë paraqitur kërkesa të reja për qeverinë në protestën që po zhvillohet sot.
Përveç 4 kërkesave kryesore e të bëra të ditura tashmë, si anulimi i VKM për tarifën shtesë, përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe atë për bordin e administrimi, studentët e Kamzës kanë shtuar:
1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.