Studentët e një tjetër fakulteti mbyllen në Korpus, tani protesta përhapet edhe në rrethe. –
Studentët e një tjetër fakulteti mbyllen në Korpus, tani protesta përhapet edhe në rrethe. –
15 janar 2019
Rreth 20 studentë të fakultetit të Universitetit Aleksandër Xhuvanit në Elbasan prej orës 16:00 janë ngujuar në ambientet kryesore të këtij fakulteti.
Ata i janë bashkuar në këtë mënyrë protestës që po bëjnë edhe studentet e fakulteteve në Tiranë, protestë e cila është kthyer në ngujim brenda këtyre ambiente, tashmë prej disa ditësh.
Studentët kanë bërë të ditur se pritet që këtij ngujimi t’i bashkohen edhe studentët të tjerë në orët në vijim./
Panorama