“Studentët mund të ngelin, profesorët rrinë kafeve”, pedagogu i kthehet Ramës: – Pohoi retorikën e kulaçit dhe kërbaçit. –

09/01/2019

Pedagogu dhe sociologu i njohur, Ergys Mërtiri ka replikuar kryeministrin Edi Rama, kur tha sot gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes se “bojkoti i mësimit rrezikon t’i çojë punët keq se rrezikon t’i shtyjë ditët e auditorit në korrik dhe në gusht, madje dikujt t’i humbasë fare vitin”, ndërsa për disa pedagogë  u shpreh se “rrinë nëpër kafe dhe nuk bëjnë mësim”.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti thotë se kjo është një formë presioni nga ana e kryeministrit, ndërsa theksoi “kërcënimin” ndaj dekanëve dhe rektorëve, që këta të fundit ushtrojnë të njëjtin presion te studentët që protestojnë prej një muaji.

Reagimi i plotë:

Studenteve po iu behet presion duke i kercenuar se do te humbin vitin, nese nuk kthehen ne auditore. Nje kercenim te tille e pohoi edhe vete Kryeministri sot, ndersa artikulonte retoriken e kulacit dhe kerbacit, duke pohuar se duke iu kthyer leksioneve gjerat rregullohen. Per kete ka hedhur ne aksion pikerisht dekanet qe i sulmoi e kercenoi egersisht si njerez te korruptuar e te felliqur. Jane po keta dekane, te cileve Rama iu kerkoi qe te mos jene ne krah te qeverise, pasi mbrojtja e tyre e turperon ate, qe sot po luftojne me dhembe per te mbajtur qeverine perballe rezistences se studenteve. Pra, qeveria kercenon dekanet, ne menyre qe ata te kercenojne studentet.

Ne fakt, pervoja e ketyre diteve tregoi se gjithcka arrihet vetem ne rruge. Qeveria merr vesh vetem me forcen e rezistences dhe jo me dialog apo kthim ne auditore. Ne rruge jeni te forte dhe nuk ka asnje shanc te humbni vitin. Ka 5 vjet qe jeni ne auditore dhe gjendja eshte kjo qe eshte. Ndryshimi filloi kur dolet ne rruge, ndaj duke u kthyer ne mesim, thjesht humbisni forcen qe keni. Nese jeni te gjithe ne shesh, ose te pakten jashte auditoreve, per qeverine ka nje problem. Dhe per sa kohe per te ka nje problem, ajo do jete ne presion per ta zgjidhur. Perkundrazi, nese fryma e protestes bie dhe shuhet, per qeverine nuk ka me nje problem dhe nuk ka perse te mendoje me per ju, pervec se per propagande.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/