Studentët nuk heqin dorë, rikthehen protestat e mëdha. –
Studentët nuk heqin dorë, rikthehen protestat e mëdha. –
17/12/2018.
Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë kombëtare.
Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.
Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të policisë. Masat e policisë vijnë pas paralajmërimit se protesta do të jetë mbarëkombëtare dhe studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së tyre. Ndërkohë policia është në gatishmëri për të përballuar çdo situatë.
Studentët kanë bllokuar disa rrugë kryesore në Tiranë, Rrugën e Elbasnit, rrugën tek QSUT dhe kryqëzimin e ’21 dhjetorit’.
Gazeta Mapo,