Studenti- Ramës: – Ai tjetri të vriste në Bulevard, ju të vrisni shpresën. –
Studenti- Ramës: – Ai tjetri të vriste në Bulevard, ju të vrisni shpresën. –
19 dhjetor 2018
Gjatë takimit ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama një student renditi disa nga problematikat jo vetëm për arsimin, por edhe për jetën e përditshme, që nga radha kur depoziton një ankesë në OSHEE, apo dhe në spitale.
Studenti: Do shfuqizohet direkt ligjin për arsimin e lartë. Vijoj një degë që se dua, e kam mesataren 9.1 motra ime po ashtu. Paguajmë nga 200 mijë lekë për libra, prindërit i kam pa punë, s’marrim asnjë subvencion asgjë. Kur vini thoni do bëjmë këtë e atë, kur dilni asgjë s’marrim vesh. Vijnë studentët këtu dhe i quani komunistë. Edhe unë do dilja me shpirt me ta, po thash t’ju flas një herë. Po na e vrisni. Po na e vrisni shpresën. E vërtetë është që ai tjetri të vriste në Bulevard, por ju po na vrisni shpresën.
Rama: Do më dëgjosh apo do dalësh?
Studenti: Më mirë të pastrosh hale jashtë, dhe t’i japësh taksë, dikujt që të respekton.
Rama: Ku e dëgjove që ju quajta komunistë. Unë thashë në ’90 kërkuam kapitalizëm. Nëse më thua se Vlora ishte siç ishte para 5 vitesh, nëse thua se ka radhë në OSHEE e ke gabim, se faturën mund ta paguash nga telefoni. Okulistin shko në Gjermani dhe shihe a ka radhë apo jo. Në të gjitha sistemet spitalore të Europës shko e shihe a ka radhë. Nuk po bëj justifikim. Në Gjermani i jep shtetit 45% të asaj që fiton. Këtu i paguan shtetit 5% të asaj që fiton.
o.j/dita