Studenti zbulon urdhrin e Ramës. – Ngujimi në Universitete. –

13/01/2019.

Një student i Fakultetit të Arkitekturës tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë mbrëmjen e sotme për të shpërndarë studentët e ngujuar nëpër fakultete.

Studentë të tjetër denoncuan dhunën e policisë private, ndërsa shtuan se ata nuk i lejojnë të marrin ushqim dhe të hyjnë në fakultete.

“Është një urdhër politik që ka ardhur direkt nga kryeministri Edi Rama që të gjithë fakultetet do të lirohen, por asnjë fakultet në Tiranë nuk do të lirohen. Fakulteti është i joni, i studentëve. I ftoj të gjithë shqiptarët ta shikojnë që sonte Policia e Shtetit do të tentojë në të gjitha mënyrat që të ndërprerë këtë ngujim të studentëve në çdo fakultet, por nuk do t’ia arrijë dot. Forca jonë është e madhe dhe ne jemi shumicë dërrmuese. Kemi mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Nesër nuk do të ketë mësim. T’i lënë demagogjitë politike nuk ka studentët me bindje politike. Kauza jonë do të arrijë drejt suksesit”, tha studenti për mediat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/