Studim për vdekjet nga bakteret: – Me zbatimin e masave parandaluese, 18% vdekje më pak
24 Maji 2024
Një numër i madh i vdekjeve që lidhen me bakteret rezistente ndaj ilaçeve mund të shmangen me zbatimin e masave parandaluese, vlerëson një studim i ri në Shtetet e Bashkuara.
Në vendet e varfëra mund të reduktohen 18% e vdekjeve ose rreth 750 viktima në vit.
Përkatësisht, rreth 247 mijë e 800 vdekje mund të parandalohen përmes aksesit universal në ujë të pastër dhe përmirësimit të kanalizimeve dhe higjienë. 337 mijë të tjera përmes parandalimit dhe kontrollit më të mirë të infeksionit në mjediset e kujdesit shëndetësor.
181 mijë e 500 vdekje të tjera mund të parandalohen me anë të vaksinimeve të fëmijërisë, jo vetëm duke parandaluar infeksionet që janë rezistente ndaj barnave aktuale, por duke kufizuar konsumin e papërshtatshëm të antibiotikëve.
Ekspertët paralajmërojnë për rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve ndaj apelojnë për t’i dhënë përparësi rezistencës antimikrobike pasi viktimat përfshijnë gjithmonë e më shumë foshnjat, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
Ndërkohë vihet re se rezistenca antimikrobike është një sfidë e madhe globale, duke pasur parasysh evolucionin e superbaktereve që janë rezistente ndaj barnave, që ndër të tjera është rezultat i përdorimit të papërshtatshëm dhe të tepruar të antibiotikëve.
Ekipi gjithashtu sugjeron nevojën për akses më të mirë dhe zhvillimin e antibiotikëve, testeve diagnostikuese dhe vaksinave, dhe kanë bërë thirrje për krijimin e një paneli të pavarur për rezistencën antimikrobike.
Nga OraNews