Studim/ Zhytja në det relakson trurin nga përditshmëria kaotike.-
Studim/ Zhytja në det relakson trurin nga përditshmëria kaotike.-
Të kalosh një ditë nën ujë mund t’ju bëjë të ndiheni më të relaksuar, të çlodhur dhe me energji të përtëritura. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga kërkuesit e Universitetit Curtin dhe publikuar në revistën Health Psicology.Ja çfarë mund të bëjë një vizitë në plazh, liqen apo kudo tjetër ku ka ujë.
Forcon krijimtarinë
Të jesh në një hapësirë blu të bën më krijues, sepse e lejon trurin të relaksohet, kështu ke më shumë gjasa të shmangesh dhe të imagjinosh kur të jesh në mes të një bote të përditshmërisë kaotike.
Redukton depresionin
Tingujt e valëve mund të të fusin në një gjendje medituese që mund të shoqërizohet me depresion më të ulët dhe me qartësi më të madhe mendore.
Në këtë mënyrë mendjet tona shkojnë në një hapësirë çlodhëse, thuajse hipnotike, falë aromave qetësuese.
Të jesh në një vend rrethuar me peizazh të bukur tërësisht blu është tejet qetësuese për trupin.