Studimi amerikan: Moderna mbron më shumë dhe më gjatë se Pfizer.
Studimi amerikan: Moderna mbron më shumë dhe më gjatë se Pfizer.
19 SHTATOR 2021
Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që vaksina Moderna jep mbrojtje më të mirë afatgjatë kundër shtrimit në spital sesa Pfizer.
Hulumtuesit e CDC kryen një analizë të gati 3,689 të rriturve të cilët u shtruan në spital me COVID të rëndë nga 11 marsi deri më 15 gusht 2021, një periudhë që i paraprin dhe përfshin dominimin e variantit Delta.
Në total, 12.9 përqind e tyre ishin vaksinuar plotësisht me vaksinën Moderna, 20 përqind u vaksinuan me Pfizer-BioNTech dhe 3.1 përqind u vaksinuan me Johnson & Johnson.
Gjatë gjithë periudhës, vaksina Moderna ishte 93 për qind efektive kundër shtrimit në spital, Pfizer ishte 88 për qind efektive dhe J&J ishte 68 për qind efektive.
Humbja e efikasitetit kundër shtrimit në spital për Pfizer ishte veçanërisht e theksuar: ajo ra nga 91 përqind që ishte dy javë pas vaksinimit në 77 për qind pas katër muajve.
Vaksina Moderna nga ana tjetër po në këtë periudhë ra nga 93 në 92 për qind. Studimi gjithashtu përfshiu një analizë të veçantë të niveleve të llojeve të ndryshme të antitrupave të provokuar nga vaksinat, të marra nga 100 vullnetarë.
Vaksina Moderna nxori nivele më të larta të antitrupave në krahasim me Pfizer dhe J&J për një pjesë kryesore të proteinës së virusit, të cilën virusi e përdor për të pushtuar qelizat.
E zhdukur prej 2 ditësh / Gjendet trupi i pajetë i adoleshentes 17-vjeçare (FOTO)
Një trup është gjetur gjatë kërkimeve për një adoleshente të zhdukur dy ditë pasi humbi gjurmët nga shtëpia e saj
Gazeta shqip.