Studimi i 1800-ës për Shqipërinë, Vincenco Dorsa: – Kombit tim, të ndarë e shpërndarë, por një…

Nga: Fatmira Nikolli

– 13 Gusht, 2021

“Kombit tim, të ndarë e të shpërndarë, por një”. Me këtë kushtim arbëreshi Vincenco Dorsa shkruante më 1847 atë që cilësohet i pari studim serioz për shqiptarët. Pothuaj 2 shekuj më pas vepra vjen për herë të parë shqip me përkthimin e Brizida Gjikondit, që shpalos kontekstin familjar ku ai u brumos.

Studiuesja e perkthyesja Brizida Gjikondi, thote se: “Vincenco Dorsa ishte shqiptar nga Frashineto e Kozencës, me mëmë dhe me tatë sicc thonë ata. Kishte një vëlla që quhej Akil dhe një vëlla që quhej Skënderbe. Ishte më euriditi i fëmijëve. I ati i tij quhej Francesco Dorsa një nga luftëtarët dhe mendimtarët më të mëdhenj të koëhs së Garibaldit dhe mik i Garibaldit. Daja i tij quhej Domeniko Belushi dhe kush merret me botën arbereshe e di që ka qenë kolos dhe ruajtës i traditave shqiptare, ka qenë peshkop”.

Pas një shkollimi në Propaganda Fide, ku ai kupton se meshtaria nuk ishte vokacioni i tij, Dorsa i kushtohet studimit te letersisë italiane dhe Dantes, por duke e nisur udhëtimin e tij shkencor me rrënjët e veta, pasi hap një shkollë shqipe.

“Doli një vepër shkencore mbi një komb shumë të famshëm por pak të njohur thotë Dorsa. Dhe nëse ka një vepër shkencore shteruese në të gjitha planet, për historinë e tij, figurat e famshme, letërsinë, zakonet, traditat, vajet, këngët, kontributet që kanë dhënë për kombet e tjera shqiptare, nka qenë libri i Dorsës për “Shqiptarët, Kërkimet dhe mendime”, thotë Gjikondi.

Një vend të qenësishëm në libër zë roli i shqiptarëve në formimin e kombeve të tjera dhe marazi i paskaj ndaj pushtimit osman qe e fajeson per prapambetjen.

“Arrin deria aty sa të tregojë se kontributet e shqiptarëve, sidomos të suliotevë, në fomimin e shtetit grek më 1800 kanë qenë vendimtare pa kontributin e shqiptarëve në luftën greko- turke, Greqia nuk do e kishte fituar atë pavarësi dhe nuk do e kishet atë kontur që ka sot. Tregon se si pernëditë greke, emrat e perëndive dhe zakonet, kanë të bëjnë shumë me zakonet që ka kombi shqiptar”.

Vepra e Dorses u shkrua 60 vite para asaj te Sami Frasherit, ndersa kontributi i tij është njohur edhe nga Ccabej e Dora Distria. Shqipërimi i studimit rikthen në mëmëdhe Dorsën, gazetar, studiues, dhe autoritet i rilindjes italiane të 1800-ës, njeheresh nje figure qe nxiti bashkimin e Italisë.

(BalkanWeb)