Studimi i ri: – Antitrupat zgjasin 2 muaj
Studimi i ri: – Antitrupat zgjasin 2 muaj
8 shkurt 2021
Antitrupat e zhvilluar nga infektimi me COVID-19 zgjasin rreth 2 muaj për personat që kalojnë një infeksion të moderuar dhe jo në faza të rënda.
Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në revistën shkencore Nature nga një grup shkencëtarësh francezë në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me Universitetit të Sorbonës në Paris.
Ata arritën në këtë përfundim pasi mbajtën nën mbikqyrje mjekët dhe infermierët e spitaleve, që kurojnë pacientë me koronavirus. Studimi konstaton se anti-trupat IgA, përgjegjëse për krijimin e mbrojtjes së hershme nga infeksioni, nisin të krijohen nga 2 deri në 4 javë pas shenjave të para.
Këto antitrupa nisin të zhduken më shpejt se kategoritë e tjera dhe zgjasin jo më shumë se 2 muaj. Ndërsa anti-trupat IgG që konsiderohen edhe si mbrojtësit më afatgjatë, nisin të zhduken pas 2 deri në 3 muajsh nga shfaqja e simptomave të para të infeksionit me koronavirus.
Për kohëzgjatjen e anti-trupave janë kryer disa studime në vende të ndryshme të botës. Në disa studime në Britaninë e Madhe dhe Australi janë konstatuar edhe antitrupa që zgjasin deri në 6 muaj, por ato krijohen kryesisht tek pacientët që kalojnë infeksione të rënda.
o.j/dita