Studimi i ri/ Humbja e nuhatjes, si ta kuptoni se jeni infektuar me koronavirus
Studimi i ri/ Humbja e nuhatjes, si ta kuptoni se jeni infektuar me koronavirus
20 GUSHT 2020
Humbja e aftësisë për të nuhatur që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo që përjetohet nga dikush është thjesht i ftohur ose i prekur nga gripi i zakonshëm.
Ky është përfundimi që kanë nxjerrë studiuesit evropianë pas analizave të bazuara tek pacientët e infektuar.
Në një artikull të fundit, publikuar në BBC, thuhet se kur pacientët COVID-19 humbasin aftësinë për të nuhatur, zakonisht nuk e kanë hundën të bllokuar. Shumica e njerëzve me koronavirus ende mund të marrin frymë lirshëm.
Një tjetër karakteristikë, e cila njihet tashmë edhe si simptomë e virusit është humbja e vërtetë e shijes.
Pacientët me koronavirus që nuk mund të shijojnë asgjë me të vërtetë dhe nuk mund të dallojnë nëse një ushqim është i ëmbël apo i hidhur.
Ekspertët dyshojnë se kjo ndodh për shkak se virusi pandemik ndikon në qelizat nervore të përfshira drejtpërdrejt tek nuhatja dhe ndjesia e shijes.
Simptomat kryesore të koronavirusit janë:
– temperaturë të lartë
– kollë e re, e vazhdueshme
– humbje e nuhatjes ose e aftësisë për të shijuar
Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të bëjë testin për të parë nëse ka virusin. Pjesëtarët e familjes së tyre duhet të izolohen gjithashtu për të parandaluar përhapjen e mundshme.
Prof. Carl Philpott, nga Universiteti i Anglisë Lindore, kreu teste për aftësinë e nuhatjes dhe të shijes tek 30 vullnetarë: 10 me Covid-19, 10 me ftohje të rëndë dhe 10 të tjerë të shëndetshëm, pa simptoma të ftohjes dhe gripit.
Humbja e nuhatjes ishte shumë më e madhe tek pacientët me COVID-19. Ata ishin më pak të aftë të identifikonin aromat dhe nuk ishin në gjendje të dallonin shijet e hidhura ose të ëmbla fare.
Prof. Philpott tha: “Kjo është shumë emocionuese, sepse do të thotë që testet e aromës dhe shijes mund të përdoren për të bërë dallimin midis pacientëve COVID-19 dhe personave të ftohur ose me grip”.
Ai tha se njerëzit mund të testojnë nuhatjen dhe shijen në shtëpi duke përdorur produkte si kafe, hudhra, portokall ose limona dhe sheqer.
Aftësitë për të nuhatur dhe shijuar kthehen brenda disa javësh në shumicën e njerëzve që shërohen nga koronavirusi, shtoi ai.
Gazeta Shqip