Studimi kinez: – Koronavirusi jeton 5 javë në trupin e pacientit
Studimi kinez: – Koronavirusi jeton 5 javë në trupin e pacientit
13 mars 2020
Një pacient i prekur nga koronavirusi mund të infektojë të tjerët deri në 5 javë pasi është sëmurë vetë. Ky është përfundimi i një studimi të ri kinez.
Sipas kërkuesve shkencorë në Kinë, njeriu mund të jetojë me virusin në rrugët e tij të frymëmarrjes deri në 37 ditë. Kjo kohë është më shumë se dyfishi i periudhës që rekomandohet për vetëkarantinim.
Për këtë studim, të publikuar te “The Lancet”, u vëzhguan 191 pacientë në dy spitale të Ëuhanit, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.
l.h/ dita