Studimi: – Një në tre pacientë kanë simptoma të Covid edhe pas 9 muajsh
Studimi: – Një në tre pacientë kanë simptoma të Covid edhe pas 9 muajsh
– 22.02.21
Simptomat e Covid-19, si lodhja, humbja e nuhatjes, shijes, dhimbjet e muskujve mund të vazhdojnë për më shumë se një muaj pas shenjave të para. Sipas studimeve të realizuara së fundmi një në tre pacientë ka simptoma edhe pas nëntë muajsh.
Pjesë e studimit realizuar nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, u bënë 177 pacientë me Covid-19 të moshës rreth 48-vjeç, 16 prej të cilëve ishin shtruar në spital ndërsa 161 pacientë nuk kishin forma të rënda për tu shtruar në spital.
Ndërsa dy e treta e këtyre pacientëve nuk kishin me simptoma të koronavirusit pas tre apo nëntë muajsh, 16% e tyre raportuan një apo dy simptoma.
Simptomat e vazhdueshme të koronavirusit rezultuan 27% te pacientë të moshës 18-39-vjeç dhe tek pacientë të moshës 40-46 vjeç 30 %, ndërsa 43% u raportuan tek grupmosha mbi 65-vjeç.
Ajo çfarë bëjnë me dije studiuesit është se simptomat e zakonshme që mund të zgjasin tre deri në nëntë muaj janë lodhja dhe humbja e nuhatjes (shijes) deri në 14%.
Rreth 5% e pacientëve kanë dhimbje kokë të vazhdueshme apo dhimbje të muskujve.
Edhe pse pandemia Covd ka një vit që është prezente efektet e saj afatgjate në shëndet ende nuk dihen, por fakti që njerëzit vijojnë të kenë simptoma për muaj me radhë edhe pas sëmundjes, sigurisht është shqetësuese, tha Dr. Denise McCallough.
Ndërsa arsyen se përse mund të zgjasin kaq gjatë simptoma të Covid, shkencëtarët ende nuk i kanë dhënë përgjigje, ndonëse disa prej të cilëve e kanë lidhur më reagimin e sistemit të tyre imunitar, ose me një inflamacion kronik.
Gazeta Shqiptare