Studimi rrëzon gjithçka! – Sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covid-it
Studimi rrëzon gjithçka! – Sa zgjat vërtet imuniteti ndaj Covid-it
8 KORRIK 2021
Studimi rrëzon gjithçka! Sa zgjat vërtet imuniteti ndaj
Lajme të mira mbi aftësinë mbrojtëse pas infektimit natyror miqtë e mi!
Ditët prej hyrjes së SARS-CoV-2 në popullatë kalojnë dhe shtohen evidencat mbi kohën e gjatë të imunitetit natyror kundër këtij virusi.
Këtë herë janë studiuesit elitarë të Universitetit të Oksfordit (UK) që më datë 5 Korrik 2021 postuan përllogaritjet e tyre për kohëzgjatjen e antitrupave kundër SARS-CoV-2.
Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë.
Niveli 6 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër formës së rëndë të sëmundjes, zgjat:
1.140 ditë (interval 781 – 1.966) te femrat, dhe
819 ditë (interval 605 – 1.158) te meshkujt.
Niveli 28 ng/ml, që përllogaritet si efektivitet 50% kundër reinfektimit, zgjat:
673 ditë (interval 418 – 1.196) te femrat, dhe
495 ditë (interval 330 – 737) te meshkujt.
Me kalimin e kohës, edhe literatura po mbështet kohën e gjatë të mbrojtjes natyrore.
Nëse mbani mend, pak muaj më parë deklarohej mbrojtje vetëm pak-mujore, e tani flitet për nivel pak-vjetore.
Kjo kohë do të jetë edhe më e gjatë, pasi siç shprehen edhe autorët: Përgjigjet e tjera imunitare mund të zgjasin periudha të ndryshme kohore.
Gjithashtu përgjigjet e kujtesës mund të nënkuptojnë se mbrojtja zgjat shumë më gjatë se sa periudha e niveleve të matshme të antitrupave.
Ne hipotezuam se nivelet e antitrupave bien në mënyrë eksponenciale (varianti më negativ i mundshëm), por nëse niveli i rënies ngadalësohet me kalimin e kohës, nivelet e antitrupave mund të zgjasin më shumë.
Autorët dalin në përfundimin se:
Përllogaritëm se nivelet e antitrupave të asociuar me mbrojtjen kundër reinfektimit ka gjasa të zgjasin 1.5-2 vite mesatarisht.
Nivelet e antitrupave të asociuar me mbrojtjen kundër infeksionit të rëndë ka gjasa të zgjasin disa vite.
Besojini natyrës miqtë e mi! Edhe pse ne e harrojmë atë, ne jemi pjesë e saj dhe ajo nuk na harron ne!
Gazeta Sot