Studimi shokues britanik: Epidemia zgjat deri në vitin 2021!
Studimi shokues britanik: Epidemia zgjat deri në vitin 2021!
16 Mars 2020
“Epidemia e koronavirusit pritet të zgjasë një vit, deri në pranverën e vitit 2021”, thuhet në një dokument sekret të hartuar nga Public Health England për personat përgjegjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në vend (NHS).
Dokumenti është zbuluar nga the Guardian, shkruan Huffington Post. Sipas këtij parashikimi që është pak të thuhet pesimist (e që mohohet nga ekspertë të cilët pretendojnë se do të mbyllet më shpejt, pasi do të gjenden trajtime e vaksina), në Mbretërinë e Bashkuar mund të arrinte të infektohej pothuajse 80 përqind e njerëzve.
Dokumenti do t`i dërgohej krerëve të shërbimeve shëndetësore britanike, siç konfirmoi edhe Corriere della Sera.
Një pohim te ngjashëm bëri pak ditë më parë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila paralajmëroi se mund të infektohet deri në 70% e popullsisë. Në Britani, u diagnostikua me koronavirus edhe vetë ministrja e shëndetësisë. Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në Europë, ndërsa shtetet fqinje i frikësohen një impakti të ngjashëm gjatë ditëve në vijim.
©Copyright Gazeta SHQIP