Studiuesi flet për festën në përkujtim të hyjnëzimit Kershendellave dhe Dites se hyjnëzimit të ujrave: – Është e lidhur me solstidin e Diellit

04/01/2020 

Nga: Tv. Ora News

Studiuesi  i njohur i kulturës dhe traditave shqiptare Jaho Brahaj, flet në “Alien” në RTV Ora për festat në Shqipëri. Ai ka shpjeguar me detaje edhe festën e Kershndellave qe fillon me “Shën Nikollës”, që festohej në veri të Shqipërisë nga katoliket latine dhe myslimanet, përjashtuar Shkodrën dhe Lezhën.

Ceremonia e Krishtlindjeve në Shqipërinë e Veriut janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht me festimet për kultin e natyrës, për riardhjen e mot-motit të ri dhe te nderthurura me petkun e lindjes së Krishtit që është e përcaktuar në datën 24 dhjetor.

“Para Krishtlindjes është festa e Shën Nikollës në datën 6 dhjetor, shejt i cili i  është kushtuar besimit pagan e përkujtimit si i  plotfuqishem i ujrave, pra kjo feste i kushtohet hyjnizimit të ujrave. Dihet që në periudhat shumë të lashta ka qenë uji, zjarri, toka etj. Kershendellat (Krishtlindjet) si festë janë të lidhura me solsidin e Diellit, sepse dihet që në datën 21- 22 dhjetor, barazohet dita me natën, tani e ne vazhdim fillon të zgjatet dita, nisemi nga viti tjeter. Data 24 ne mbremje dhe te nesermen ne mengjes eshte edhe Nata e Buzmit, e cila eshte e lidhur me ceremonite kushtuar Bimesise se pritshme, Blegetorise dhe rite te tjera kundra semindjeve. Kjo eshte nje Ceremoni me disa rite te lidhura po keshtu me fillimin e motmotit te ri, qe i kushtohen natures, prodhime bujqesore dhe shendetit njersore dhe mbaresise se blegtorise.

Duke qenë se kjo festë i kushtohet kalendarit popullor te zanafilles vjetore e te rilindjes se natyrës, ka disa rite dhe ceremoni që  zhvillohen për natyrën duke patur te nderthurura edhe ceremoni kristiane që i luten Krishtit dhe Shën Mërisë. Në këtë periudhë të gjitha pemët ndalojnë fazën e tyre të thithjes të lëngjeve që kanë pasur gjatë gjithë vitit dhe kanë një periudhë pause”, shprehet studiuesi, prangaj pas dates 21 dhjetor deri ne find te shkurtit nuk mbillen peme. Ne ditet e para te motmotit te ri eshte Dita e Egersirave, ku keto jane shume e egersuara. Pas kesaj keto rite mbarojne me Diten e Ujit (te Bekuar), edhe ketu kemi rite pagane qe ju jane veshur elemente te Krishterimit. Janari quhet Kallnori dhe shkurti Frori.

Te gjitha keto te marra se bashku tregojne dhe deshmojne, se kur populli yne me rrenje te lashta perqafoj Qyteterimin Kristian, ishte nje popull me tradita, kulte dhe i vetedijshe per pasurine e tij shpirterore.

Jaho Brahaj per Ceremonit e fillimvitit te kalendarit popullor.

V.O Emisioni eshte publikuar ne Tv Ora News.

Botuar ne Gazeta:  Koha e Jone.