Studiuesit të shqetësuar: – Ky antidepresant po ‘futet’ në ujë dhe po i shndërron peshqit në ‘zombie’
Studiuesit të shqetësuar: – Ky antidepresant po ‘futet’ në ujë dhe po i shndërron peshqit në ‘zombie’
12 SHKURT 2021
Prozac, një antidepresant, po e ‘gjen rrugën e tij’ për t’u futur në rrugët ujore, duke sjellë shumë efekte negative te peshqit.
Sipas “Daily Mail”, më shumë se 250 milion receta antidepresantësh plotësohen në SHBA çdo vit, përfshirë 20 milion për Prozac.
Gjurmët e ilaçit zakonisht futen në ujë kur njerëzit shkojnë në tualet, pasi impiantet e trajtimit të ujërave të zeze zakonisht nuk u filtrojnë ato.
Një lloj peshku, i njohur me emrin ‘peshku ylber’, për shkak të shumëllojshmërisë në ngjyra, që jetojnë pranë impianteve ku derdhen ujërat e zeza, sipas një studimi, po shfaqin një ndryshim në sjelljen e tyre.
Ata u bënë më agresivë dhe kishte ndryshime edhe në nivelin e tyre të guximit dhe të vetëkontrollit.
“Ata po veprojnë si zombie, pa individualitetin e tyre”, tha një prej studiuesve.
Gazeta Shqip