Studiuesit zbuluan se cila mund të jetë porta hyrëse kryesore e koronavirusit në trupin e njeriut: – Hunda

23 PRIL 2020

Mbroni hundën, sepse mund të jetë porta kryesore e hyrjes së koronavirusit të ri në trup. Kjo sugjerohet nga një analizë e re gjenetike, sipas së cilës Sars-CoV-2 infekton qelizat specifike të hundës.

Një studim i ekipit të Waradon Sungnak të Institutit Wellcome Sanger në Kembrixh, i botuar në “Nature Medicine”, hedh dritë mbi një nga mekanizmat që mbështesin përhapjen e virusit. Gjenet e lidhura me mënyrën se si virusi hyn në mikpritësin e tij, shprehen në qelizat specifike të shëndetshme të frymëmarrjes njerëzore, kornesë dhe zorrëve epiteliale, sipas studimit.

Shprehja e këtyre gjeneve është vërejtur në qelizat e hundës së bashku me atë të gjeneve të përfshira në sistemin imunitar të lindur, i cili sugjeron një rol potential kryesor ’të indit të hundës në infeksionin fillestar viral, në transmetimin dhe shpërndarjen e tij. Hulumtimet e mëparshme kishin treguar se tamponët e hundës te pacientët me Covid-19 simptomatikë ose asimptomatikë shfaqin përqendrime më të larta virale sesa marrja e kampionit në fyt. Kjo do të nënkuptonte që hunda në vetvete ishte vendimtare për infeksionin dhe transmetimin e patogjenit.

Studiuesit analizuan të dhënat e indeve nga pjesë të ndryshme të sistemit të frymëmarrjes, retinës, muskujve skeletorë, prostatës, trurit dhe lëkurës.

Studiuesit në këtë mënyrë gjetën prani të lartë të Ace2 dhe Tmprss2 në qelizat që cilat prodhojnë mukozë. “Kjo sugjeron që këto qeliza janë vendi i infeksionit origjinal viral dhe se ato ndoshta janë burimi i përhapjes së virusit brenda trupit dhe te njerëzit”. Autorët konkludojnë se gjetjet e tyre mund të kenë rëndësi për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19.

Gazeta Sot