Stuhi Shiu dhe Bresheri në Tiranë
27 Gusht 2024
Pas disa oresh bubullima dhe vranësir dje pasdite (26 gusht) rreth ores 7 e 30 e pasdites filloi nje erë e stuhishme dhe shi i rrëmbyeshëm në qytetin dhe rrethinat e Tiranes. Kjo stuhi shiu u shoqëru edhe me breshër rreth 15 minuta.
Rrugët e Tiranes u bënë të pakalueshme, dhe breshëri duhet të ketë bërë dëmtime ne bujqësi rreth Tiranës.
Pas orës 20 koha u hap dhe erërat pushuan, dhe Tirana perkohësisht u fresku pas temperaturave të larta që kanë shoqëruar keto ditë vere.