Stuhia e papritur shkakton tragjedi, 1 i vdekur dhe rreth 40 të plagosur
13 Gusht 2022
Një person ka vdekur dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur pasi erërat e forta shembën një pjesë të skenës
gjatë festivalit “Medusa” në Spanjë.
Në pamjet shihen njerëzit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë vazhdojnë festën. Festivali i njohur
i muzikës elektronike, i cili do të vazhdonte deri të dielën, tani është pezulluar.
Tre nga të plagosurit në orët e para të së shtunës pësuan trauma të rënda. Një stuhi rëre e papritur përfshiu
vendin ku po zhvillohej festivalit.
Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që
kalonin 80 km/h.
“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të
ishte kushdo.”
Në një deklaratë në Facebook, organizatorët e festivalit thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar
për atë që ndodhi”.
Ata thanë se erërat e forta të papritura nisën rreth orës lokale 04:00 dhe shkaktuan shkaktuar dëme
në infrastrukturë, ndaj u mor edhe vendimi për pezullimin e festivalit.
Gazeta Sot