“Stuhia e rrezikshme po vjen”, ngrihet alarmi: – Qytetarët të kenë kujdes në fundjavë
18 Nentor 2022
Autoritetet meteorologjike në Nju Jork kanë paralajmëruar se vendi është nën pushtetin e një stuhie dëbore, që sipas tyre do të jetë më rrezikshmeri, e që vendi nuk ka parë ne kete periudhe gjatë viteve të fundit.
Reshjet e dendura të dëborës që goditën disa pjesë të shtetit Perëndimor të Nju Jorkut nisën sot (18 Nentor), me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme të mëdha në Nju Jork.
Temperaturat në vend do të shkojnë nën 0 gradë celcius, ndërsa ekspertët flasin për vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të mjegullave, dhe zona të izoluar nga dëbora dhe akulli.
“Masat ajrore të ftohta do t’i çojnë temperaturat 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.
Autoritetet vendase u bëjnë thirrje qytetarëve te tregojnë kujdes të madh gjatë fundjavës.
Gazeta Sot