Stuhia shkak per aksident me një të vdekur dhe një të plagosur në autostradën e Kombit
3 Nentor 2023
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Gazeta Shqiptare