8  GUSHT  2022

Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës.

Por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe paradites, të cilat do të mund të sjellin

shira të pakëta në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë celsius

deri në 41 gradë celsius.

Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër

Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.

Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa

sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.

Në këto rajone moti është freskuar, në Kosovë ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos

në Shqipëri dhe Dukagjin.

Nesër kjo masë ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë

së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokale të fuqishme shiu

me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm.

MeteoBallkan