![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/02/kryeministrja-suedeze-Magdalena-Andersson.jpeg?fit=800%2C427&ssl=1)
Suedia i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rusisë pas kërcënimit që mori sot, zbardhet mesazhi i fuqishëm
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/02/kryeministrja-suedeze-Magdalena-Andersson.jpeg?resize=587%2C313&ssl=1)
kryeministrja suedeze Magdalena Andersson
Suedia i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rusisë pas kërcënimit që mori sot, zbardhet mesazhi i fuqishëm
25 SHKURT 2022
Gjatë një konference për shtyp, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka thënë se Suedia e vendos vetë politikën e saj të sigurisë, shkruan media suedeze, expressen.se.
“Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë.
Suedia ka bërë investime reale në vitet e fundit në mbrojtjen suedeze për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, tha Andersson.
Ajo po ashtu shtoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.
Gazeta Sot