“Sulltan” Edi; – Kanë mbetur vetëm Pallati Kulturës, Universiteti, Xhamia, Kisha, Muzeu dhe Varrezat e Dëshmorëve.

 

Mesazh kujtesë, për kryeministrin e PPP-ve, përbindëshin e shkatërrimit, shitjeve, dhurimit dhe vjedhjes së pasurive kombëtare; por nuk është aspak çudi, që edhe për këto objekte, të dëgjojmë ndonjë ditë, do të urdhërojë rrafshimin dhe në vend të tyre, për të mirën e popullit, do ndërtojë gradaçela 30-45 kate me oligarët Ulaj, Fusha, Carapuli, Papuli dhe me Gaz Demin, ortakun e vëlla Olsit

Para 24 orësh, kryeministri Rama, në vijim të skemave të tij për sajim e dhënie PPP-je dhe privatizime, përdori Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ortakun Armand Duka, për të shitur emrin e Stadiumit “Qemal Stafa”; dhe përqindje përfitimesh, nga aktiviteti i këtij impianti sportivo-tregtar, me kullë 24 kate mbi tokë, ku Edi Rama ka 2 kate të preferuara komerciale dhe 1 kat zyra e banim.

Lidhur me këtë pazar të radhës, që po bën kreu i qeverisë, ka patur shumë reagime, një pjesë prej tyre, denoncojnë lojën e Edi Ramës, për të zhdukur nga institucionet publike, gjithë emërtesat komuniste; por shumica e reagimeve, kanë lidhje me aferën korruptive, që po bën kryeministri, duke sajuar PPP edhe me stadiumin.

Po publikojmë të plotë, vetëm një reagim, të ardhur në “PAMFLETI”, në formë kujtese për kryeministrin e PPP-ve (siç e quajnë tanimë):

– “Zoti kryeministrër, ti po shet e dhuron gjithçka që të kërkojnë oligarkët, shokët, familjarët dhe mafiozët e huaj, të lidhur në interesa me ministrat, ministreshat, deputetët dhe ambasadorët e konsujt.

Para 24 orësh, nxore në shitje me PPP, edhe emrin dhe hapësirat e stadiumit “Qemal Stafa, deklaruar nëpërmjet Armand Dukës, me vlerë 600 mijë euro/vit dhe përfitme të tjera, që padyshim, ia ke bërë dhuratë ndonjë miku a ortaku në Durrës, Vlorë, Tiranë, në Serbi, Kosovë, ose Stamboll.

Për biznesin e Shkëlqim Fushës dhe 30 përqindëshin tënd, vendose rrafshimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave mbi truallin e tij.

Ke futur në listën e zezë edhe rrafshimin e Teatrit të Kukullave, objekt me vlerë e rëndësi historike kombëtare, si ish-Godina e Parlamentit Shqiptar, ku patjetër do të ndërtohet ndonjë kullë qendër biznesi e banimi “VIP”.

Tentove të grabisje 20 milionë euro taksa publike, me tenderin tek segmenti rrugor Unaza e Re, për t’ia dhuruar oligarkut tënd të preferuar Bashkim Ulaj, ku padyshim, vlera e shtuar 12 milionë euro, ishte pjesa jote.

Me PPP e dhuruar për Sandër Frangajn, tek segmenti Milot-Balldren, i grabite shqiptarëve, 152 milionë euro taksa, kur kostoja e këtij investimi 17.2 kilometër rrugë me trase të gatshme, bashkë me pjesën tënde 30% është 102 milionë euro, por e bërë 260 milionë euro.

Shqiptarët dhe ndërkombëtarët e dinë, se sa të jesh në majë të atij kolltuku, të marrë me mashtrime për luftë kundër korrupsionit e krimit; ti nuk do të heqësh dorë nga PPP-të dhe rrafshimi i objekteve historike-kulturore, për të ndërtuar kulla.

Edi! Nisur prej babëzisë tënde e grupit tënd mafioz në pushtet e jashtë tij, për të plaçkitur gjithçka të mbetur në këtë vend, po të kujtojmë, se kanë mbetur akoma edhe Pallati i Kulturës, Muzeu Kombëtar, Xhamia, Kisha dhe Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”.

PARALAJMËRIM/ Nuk është çudi, që edhe për këto objekte, të dëgjojmë ndonjë ditë, se kryeministri Rama, ministrja Balluku dhe kryebashkiaku Veliaj, kanë urdhëruar rrafshimin dhe në vend të tyre, do ndërtojnë gradaçela 30-45 kate… për të mirën e popullit./

Pamfleti