Sulme kibernetike në Shqipëri – Është një sulm i mirëfilltë terrorist. Flet Karamuço: – Përveç Iranit, ja shteti i dytë që na ka goditur.
16 Shtator 2022
Më 6 shtator të këtij viti, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi erdhi pasi gjatë këtij viti, vendi u godit nga tre sulme kibernetike nga grupe iraniane hackerimi.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme lidhur me sulmet kibernetike të bëra në Shqipëria pak ditë më parë nga disa hakera nga Irani.
I ftuar në media Karamuço u shpreh se qëllimi i këtij sulmi është të shkaktojë terror, kaos dhe destabilizim. Ai theksoi se përveç Iranit është edhe Rusia që na ka sulmuar online. Sulmet të tilla sipas Karamuços janë akte terroriste.
Përveç Iranit, Karamuço ka theksuar se pas sulmeve qëndron edhe Rusia. Ai ka theksuar se sulmet po vijojnë në të gjithë rajonin, madje ai e lidh vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë pikërisht me sulmet që janë zhvilluar në Kosovë.
“Duhet thënë se nga të gjitha sistemet kemi vetëm E-Albania, por të gjitha sistemet e tjera online, të bankës apo të mbrojtjes nuk janë prekur. Është një hartë shumë më e gjerë sulmesh dhe është për të gjithë rajonin. Është një sulm i mirëfilltë terrorist. Ka qëllim të destabilizojë rajonin., Nuk është vetëm Irani. Ka ardhur me shpejtësi. Edhe Kurti ka ardhur me shpejtësi në Tiranë,” tha Karamuço.
“Është edhe Irani edhe Rusia. Nuk janë lajme të rastësishme këto. Kaos, panik, destabilizim, terror i përgjithshëm, rënie qeverie. Dhe në vende pro perëndimore” tha Karamuco. Eksperti i kriminalistikës, theksoi se ka 4 muaj më parë që sulmi i hakerave vijon, ndërsa ka theksuar se priten arrestime dhe urdhër ndalime.
Nga ana tjetër Besmir Semanaj, Ekspert Teknologjie theksoi se në Shqipëri nuk është investuar për mbrojtjen e të dhënave. Administrata sipas tij duhet të jetë e trajnuar, pasi kanë të bëjnë me të dhëna sensitive.
“Disa orë më para u hakeruar Uber. Sulmet o organizohen në të gjithë rajonin. Është i njëjti skenar si në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një haker 18-vjeçar. Indiciet e Uberit, ka komprementuar një nga userat tek kjo teknologji dhe ka gjunjëzuar një kompani që harxhon miliona euro për staf kundër krimit. Nuk kemi ne investime tek burime njerëzore.
Administrata që ka akses duhet të jetë e trajnuar. Se hakerimi në polici, mund të jetë edhe tek një punonjës dhe më pas kalon në rrjet.“ tha Semanaj.
Gazeta Shqip