Sulmet Hamas-Izrael u marrin jetën qindra të miturve/ UNICEF publikon shifrat e frikshme: Ja sa fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza
14 Tetor 2023
Ndërsa sulmet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë ende, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ka bërë me dije se më shumë se 700 fëmijë janë vrarë në Gaza dhe 2,450 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të konfliktit më 7 tetor.
Zëdhënësja e UNICEF-it Sara Al Hattab, ka thënë këtë të shtunë (14 tetor) për CNN, se “sipas raporteve të fundit nga autoritetet lokale shëndetësore dhe media, të paktën 2,215 palestinezë raportohet se u vranë, duke përfshirë mbi 700 fëmijë, dhe më shumë se 8,714 njerëz të plagosur, duke përfshirë më shumë se 2,450 fëmijë”.
Shifrat e së shtunës janë një përditësim i deklaratës së UNICEF-it të së premtes , e cila tha se “qindra fëmijë janë vrarë dhe plagosur”, duke vënë në dukje se numri rritet çdo orë.
“Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet,” tha ndër të tjera ë deklaratën e saj zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
“Imazhet dhe historitë janë të qarta, fëmijë me djegie të tmerrshme, plagë mortajash dhe gjymtyrë të humbura. Dhe spitalet janë krejtësisht të mbingarkuar për t’i trajtuar”, është shprehur ai sipas CNN.
Gazeta Sot