Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë jep alarmin: Po rrezikojnë të dalin të dhënat e bankës, njerëz të brendshëm kanë…
28 Dhjetor 2022
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se sulmet kibernetike janë në radhë të parë dëmtimi i imazhit të Shqipërisë si vend i besueshëm anëtar i NATO-s dhe vetë Aleancës.
Në emisionin Now, eksperti u shpreh se më i rëndi është ekspozimi i strukturave të sigurisë, sidomos i punonjësve të SHISH por edhe i policisë, që tashmë janë të rrezikuar nga krimi.
Ai ngriti alarmin se ekspozimi i të dhënave bankare sjell rreziqe për dublikim të identiteteve, gjë që mund të sjellë probleme për shumë persona.
Sipas ekspertit, dalja e të dhënave është bërë përmes ndihmës nga njerëz brenda vendit.
Gazet Sot