Sulmet në Lindjen e Mesme, reagon shefi i OKB-së: – Kjo situatë duhet të ndalet!
1 Tetor 2024
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Irani hodhi një raketë balistike kundër Izraelit si shenjë hakmarrje për sulmet e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut e Teheranit në Liban.
“Kjo duhet të ndalet. Ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim”, tha Guterres në një deklaratë.
Sulmi i sotëm pason një sërë përplasjesh e goditjesh nga Izraeli dhe Irani, duke paralajmëruar njëri-tjetrin për pasojat e sulmeve të mëtejshme ushtarake nga secila palë.
Në këtë pikë, çfarë është një veprim sulmues dhe çfarë është një veprim kundërsulmues është vështirë të dallohet.
Deklarata e Guterres vjen pas lutjeve të tij të mëparshme dhe thirrjeve të shumta të ndërkombëtare në javën e fundit për ndërprerjen e armiqësive në Gaza dhe Liban.