Sulmet në veri, Marin Mema: – Një pjesë e politikës së Kosovës është paguar me lekët e kontrabandës dhe armëve të Serbisë
28 Shtator 2023
Në një studio televizive u diskutua çështja e sulmit në Kosovë nga terroristët serbë dhe ekzistenca e frikës së një gjakderdhje tjetër.
Gazetari Marin Mema tha se zhvendosja e popullsisë atje ka një periudhë të gjatë që ka ndodhur.
“Tashmë më në fund po tregohet ose po përpiqet që autoritetet të vënë rend në krahun tjetër. Por deri në këtë moment vetëm zhvendosje kishte.
Madje sot ka dhe një përpjekje për t`i rikthyer e për t`i ndërtuar shtëpitë, që ky duhet të ishte një qëllim.
Unë nuk mbroj asnjë nga ata që kanë sulmuar shqiptarët, unë po them që ka patur një gjumë letargjik të politikës në Kosovë kur shqiptarët në Mitrovicë dhe në zona të tjera, largoheshin dhe detyroheshin të iknin nga pronat e tyre me dhunë.
Ka pasur një heshtje dhe një pranim të politikës shqiptare për një kohë të gjatë kur këta shqiptarë trysnoheshin në mënyrë të vazhdueshme edhe për t`i ringritur shtëpitë e tyre.
Një pjesë e politikës së Kosovës është paguar me lekët e kontrabandës, drogës, armëve, kriptomonedhave që prodhoheshin në Serbi,” tha Mema.
Gazeta Sot