![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/12/Moran-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&ssl=1)
Sulmi i paligjshëm ndaj “Prestige Resort” jehon deri në SHBA, ish-kongresmeni amerikan: Hakmarrje shkatërruese, turp për Shqipërinë!
2 Dhjetor 2022
Sulmi i paligjshëm ndaj “Prestige Resort” është bërë çështje edhe në SHBA.
Ish-kongresmeni i SHBA Jim Moran, ka reaguar pas sulmit të paprecedentë që i është bërë ditën e sotme “Prestige Resort”, ku pas urdhrit të qeverisë, IKMT dhe forcat Xheniere kanë zbarkuar në hotel dhe kanë nisur shembjen e tij në mënyrë të paligjshme.
Në një reagim, Moran shprehet se kjo është një hakmarrje shkatërruese, duke e cilësuar si turp për Shqipërinë.
Ai shprehet se një qeveri e përgjegjshme nuk mund të veprojë kështu, ndërsa shtron pyetjen se ku ndodhet shteti i së drejtës.
“Kjo hakmarrje shkatërruese duhet të jetë një turp për Shqipërinë. Ku është shteti ligjor? Qeveritë e përgjegjshme nuk sillen kështu”, shprehet ai.
Gazeta Shqiptare