Sulmi kibernetik në Shqipëri, VOA zbardh detaje: – Ja nga mund të ketë ardhur
5 GUSHT 2022
Referuar zërit të amerikës i cili ka publikuar dhe raportin e kësaj kompanie, janë të shumta mundësitë që kjo vepër e hakerëve pro-iranianë kishte synim prishjen e konferencës së MEK që do të mbahej në Shqipëri më 23 dhe 24 korrik.
Kjo konferencë e planifikuar në ato dy data u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.
“Homeland Justice” quhej një grup anëtarët e së cilit morën autorsinë e sulmit kibernetik, me synim zhvatjen për qëllime përfitime financiar, por që po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime politike, veçanërisht nga Irani.
Për këto sulme pak ditë më parë qeveria shqiptare deklaroi se i ngjason metodave që kanë përdorur hakerët vitin e shkuar në shtetet e tjera të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Holandën dhe Belgjikën.
Ditën e enjte AKSHI njoftoi se vetëm 11 shërbime nga 1225 që ofrohen nga E-Albania janë jashtë funksionit. Ndërsa siguroi se shumë shpejt çdo shërbim do kthehet në funksion të qytetarëve./VOA
Nga Gazeta Sot