Sulmohet piktura e Mona Lisës në Muzeun e Luvrit në Paris
30 maj 2022
Piktura e ‘Mona Lizës’ në Muzeun e Luvrit në Paris, është sulmuar nga një person, i cili hodhi krem torte mbi të, por fatmirësisht vepra e Leonardo da Vinçit, nuk u dëmtua pasi kishte një xham që e mbron
Piktura e ‘Mona Lisës’ në Muzeun e Luvrit në Paris, është sulmuar nga një person, i cili hodhi krem torte mbi të, por fatmirësisht vepra e Leonardo da Vinçit, nuk u dëmtua pasi kishte një xham që e mbron.
Sipas dëshmive, autori ishte maskuar me paruke dhe ishte ulur në një karrige me rrota. Për habi ai u ngrit nga karrigia dhe papritmas iu afrua Giocondes, duke i hedhur tortë.
Përgjegjësit për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga muzeun, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve filmuan situatën.
Piktura, e cila u krijua midis viteve 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci, mbeti e paprekur, pas ishte e ekspozuar dhe e mbrojtur nga një xham sigurie, ku mbetën edhe copat e tortës.
Punonjësit e sigurisë së Luvrit nxituan për të larguar sulmuesin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin.
Gazeta Shqiptarja.com