Sulmohet vandalisht me gurë makina e analistit Fatos Lubonja (Foto). –
Sulmohet vandalisht me gurë makina e analistit Fatos Lubonja (Foto). –
Sulmohet me gurë makina e Fatos Lubonjës. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik, 1 ditë pas zgjedhjeve. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin. Autori i sulmit është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj Lubonjës vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.
TIRANË- Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Dosja.al ka zbuluar se një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.
Siç shihet edhe në këtë foto ekskluzive që ka siguruar Dosja.al, sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.