24 Tetor 2024

Projekti Botëror për Gjyqësorin ka publikuar indeksin global ku vërehet se Shqipëria renditet në vendin e 89 në botë nga 142 shtete. Kështu, Shqipëria renditet krah Ukrainës e cila është në luftë, dhe një vend më lart se ne, në vendin e 88.

Gjithashtu sipas renditje, Serbia gjendet në vendin e 94, ndërsa Mali i Zi në vendin e 56 në botë dhe Kosova në vendin e 58. Ndërkohë, Maqedonia ndodhet në vendin e 67 dhe Bosnja në vendin e 71.

Projekti Botëror për Gjyqësorin vlerëson 142 vende dhe juridiksione në mbarë botën. Sipas këtij projekti, vlerësohet se për të shtatën vit radhazi, sundimi i ligjit ka rënë në shumicën e vendeve. Raporti thekson tendencat veçanërisht shqetësuese në besimin në zgjedhje dhe tranzicionet demokratike në nivel global.

“Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%). Megjithatë, të dhënat e Indeksit thonë gjithashtu se recesioni global i sundimit të ligjit po ngadalësohet dhe se përparimi është i mundur.

Përqindja e vendeve ku sundimi i ligjit po gërryhet është zvogëluar për të tretin vit radhazi dhe janë shfaqur disa fusha të dukshme përmirësimi. Për herë të parë në pesë vjet, më shumë vende u përmirësuan sesa ranë në faktorin e indeksit që mat mungesën e korrupsionit. Këtë vit, korrupsioni ra në gati tre të pestat (59%) të vendeve.

Shumica e vendeve kanë përmirësuar gjithashtu sigurimin e drejtësisë penale efektive. Në përgjithësi, rënia e drejtësisë civile është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme që nga kulmi i pandemisë globale, megjithëse problemet me ofrimin e drejtësisë civile në kohë dhe të pavarur kanë vazhduar të përhapen”, thuhet në raport.

 

Gazeta Dita