Super i kërkuar, – Historia e shqiptarit që tronditi amerikanët, sepse fliste shkëlqyer 18 gjuhë të huaja
Super i kërkuar, – Historia e shqiptarit që tronditi amerikanët, sepse fliste shkëlqyer 18 gjuhë të huaja
Në vitet 1920 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare
Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet 1920 ishte një xhevahir që fliste 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur!
Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj.
Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin. Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive.
Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes. Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë.
Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.
“Të gjithë punonjësit e misionit amerikan shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen “doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton.
Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.
Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.
“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma.
Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit.
©Copyright Gazeta SHQIP