Superdrejtori Ledion Lako, ka paraqitur si Diplomë Ekselence; kursin 3 mujor për kamarier, bërë në “Hotel Campus-Bari”, Itali
EKSPERT TRASHEGIMIE ME KURS KAMARIERI ?!
Sipas: Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore
Ish-drejtori i Trashegimise Kulturore ne epoken Kumbaro eshte nje prej eksperteve qe firmosi pro ndertimit te Velieres ne Durres dhe gjithashtu edhe per mungesen e vlerave te nderteses se Teatrit Kombetar. Nese denoncimi i meposhtem eshte i vertete, duhet te behen nul dhe firmat e hedhura nga eksperti i ministrise per te dyja projektet mostruoze ndaj trashegimise.
Superdrejtori Ledion Lako, ka paraqitur si Diplomë Ekselence; kursin 3 mujor për kamarier, bërë në “Hotel Campus-Bari”, Itali
Pas Sadri Abazit, që paraqiti patentën ndërkombëtare të trajlerit, si “Diplomë për Marrdhënie Diplomacie Ndërkombëtare”; çudirat vazhdojnë me Drejtorin e Agjencisë së Bregdetit; ish-Drejtor i Trashëgimisë Kulturore Qarku-Durrës, ish-Drejtori i Përgjithshem i Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, 2 herë ish-kandidat për deputet në Shijak, 2 herë anëtar i Këshillit Bashkiak-Durrës dhe pedagog “qejfli” në Unversitetin-Durrës
Një dosje e ardhur në “Pamfleti”, zbulon rastin tjetër, të mashtrimit me diploma universitare, që bëjnë politikanë e zyrtarë të pushtetit “Rilindja’; gjoja të marra me studime në vendet e BE, SHBA, Ballkan, Azi, Afrikë e deri në Australi.
Bëhet fjalë, për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako; i cili, në “CV” që i ka dërëzuar “bablokut” të partisë e qeverisë për të kapur poste drejtuese, ka deklaruar 6 diploma e tituj universitare shqiptare e ndërkombëtare, me vlerësim “Ekselent”.
Sipas “CV”, plotësuar për karrierë në parti e qeveri, drejtori Lako, deklaron se 1 diplomë e ka marrë në universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë-Laprakë”-Tiranë; 1 në UET-Çili; 3 i ka marrë në Itali (Bari) dhe 1 Certifikatë Universitare Specializimi Turistik e ka marrë në Slloveni.
Ndërsa në formularin e vetë-deklarimit ligjor; drejtori Ledion Lako, ose “Ledjo qejfliu” siç e njohin në Durrës; si shkollim jashtë Shqipërisë, ka deklaruar “studim e diplomim universitar”, një kurs 3 mujor për kamarier dhomash hoteli.
Sipas formularit të datës 27 prill 2017, kur ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore Qarku-Durrës dhe Dako e futi në listë për deputet në Shijak; Ledion Lako ka deklaruar se ka kryer 3 muaj “studime” në Universitetin “Hotel Campus-Bari” në Itali.
Është gallatë, kur mëson se “Hotel Campus-Bari” në Itali, nuk është universitet, por është hotel-bar-restorant, që gjendet brenda zonës ku ndodhet kampusi universitar, siç është “Hotel Sheraton” në Shqipëri, apo Restorant-Kullat e Dakos pranë universitetit-Durrës e të Qazimit në Elbasan.
Por është tmerr e skandal ligjor, kur mëson se brenda “Hotel Campus-Bari” bëhet mësim, por vetëm kurse fillestare 3-6 mujore për punonjës shërbimi hoteleri-kamarier dhe trajnime 9 muaj, për komunikim “ekselentë” me klientët.
Në rastin konkret, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Shqiptar, Ledion Lako, ka kryer një kurs 3-mujor për kamarier, specializuar për shërbim dhome.
Këtë dëshmi kursi, që drejtor Lako nuk guxon ta publikojë faximile siç e detyron ligji; rezulton se në formularin e dekriminalizimit; e ka paraqitur si “3 muaj studime janar-mars 2009”, por pa asnjë sqarim, megjithëse e detyron ligji.
Këtë kurs 3-mujor për “Kamarier dhome”; në “CV” që ka depozituar për të justifikuar emërimet Drejtor i Trashëgimisë Qarku-Durrës; Drejtor i Trashëgimisë-Ministria e Kulturës dhe Drejtor i Agjencisë së Bregdetit; Ledion Lako e ka mashtruar përsëri.
Ai e ka paraqitur kursin, si “Studime 2008-2009 dhe diplomim “Master Profesional Euro-mesdhetar për Kulturë e Turizëm” në Universita Degli Studi Di Bari-Itali.
NË VIJIM:
– Çfarë “punësh”, ka bërë krye-drejtori i “Rilindjes” Ledion Lako, në vitet 1997-2002, në zonat Monterotondo e Mentana në Romë-Itali; dhe a ka patur probleme drejtësie atje?
– Çfarë “sektori” ka mbulaur gjatë viteve 2003-2014, kur ishte shef në kompaninë “Victoria”, punësuar me “porosi” nga “çunat” në Itali?
– Çfarë sikletesh ligjore penale, ka patur me vendim-hetimin tatimor nr 25999/1 datë 28.02.2013 , biznesi “Subjekti privat Ledion Lako” dhe përse e si është mbyllur, procesi gjyqësor më 22.06.2016?
– Për çfarë aventurash e kanë “qortuar”, gjatë punës pedagog në Universitetin e Durrësit?
– Ç’lidhje ka, me ca dosje tokash e trojesh në Kadastrën Durrës; dhe a e ka marrë “shpërblimin” nga 25 hotelet, që si Drejtor i Agjencisë të Bregdetit, i përzgjodhi si “qokë financiare” bashkë me Dakon e Afrim Bakajn, për të karantinuarit e ardhur nga jashtë Shqipërisë?/
Pamfleti