Suprizojnë shkencëtarët, zbulojnë bimën mrekullibërëse që ata janë të bindur se mund të shërojë të sëmurët nga koronavirusi

15 TETOR 2020

Ndërkohë që në gjithë botën po punohet për zbulimin e vaksinë kundër koronavirusit, disa shkencëtarë nga Instituti Max-Planck në Potsdam, theksojnë që pelini i ëmbël mund të ketë ndihmë të jashtëzakonshme.

Cilësitë e tij shëruese vërtet janë të pabesueshme dhe është shumë i dobishëm në shërimin e të gjitha simptomave të coronavirusit, janë të sigurt ata, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë në dispozicion rezultatet të cilat zgjojnë shpresë për fillim të hulumtimeve klinike.

Ekstraktet e pelinit të ëmbël janë aktivë kundër SARS-Cov-2.

Fletët e bimës së pelinit të ëmbël (Artemisia annua) të kultivuar në Kentucky, në SHBA, aktivitetin më të mirë kundër virusit kanë treguar kur ekstraktet me etanolin e pastër apo në ujë të distiluar, por edhe duke i shtuar kafe.

“Gjatë hulumtimit kemi nxjerrë substanca të pastra nga bima dhe atëherë i kemi lidhur me virusin dhe rezultatet të cilat i kemi marrë janë premtuese”, thotë Peter Seeberger nga instituti Max-Planck, i cili, bashkë me kimistin Kyrie Gilmore, ka iniciuar dhe udhëhequr hulumtimin.

Forca e pelinit të ëmbël nuk befason sepse pikërisht kjo bimë është përdorur në mjekësinë kineze kundër malaries, thuhet në shkrimin e publikuar në revistën “Life Science”.

Nëse përdoret si e vetme, ajo mund të shkatërrojë rreth 28% të qelizave të kancerit, por në kombinim me hekurin pelini i ëmbël shkatërron me të madhe qelizat vdekjeprurëse.

Gazeta Sot