Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
20 Korrik 2024
Pritet një tërheqje e lehtë e valës të nxehtë afrikane duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në vendin tonë. Megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, por pas mesditës do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku në intervalin kohor 15:00 deri në orën 19:30 do të gjenerojnë rrebeshe shiu kryesisht në zonat verilindore – juglindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 39 – 40°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore duke sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara në Jug të vendit. Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 36°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Maqedonia e Veriut
Territori i Republikës së MV gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërkohë pas mesditës dhe orët e pasdites, do të sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të MV, ku më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur reshjet do të largohen gradualisht. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Europa
Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike për ishujt Britanikë e Madhe dhe Europën Lindore duke sjellë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të paraqiten Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ndërsa për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të Anticiklonit të Azoreve, sërish i goditur nga vlera ekstreme të larta do të jetë Europa Juglindore.
Gazeta Sot