Surprizat që ka rezervuar moti në muajin gusht, ja kthesa që pritet të ndodhë
2 Gusht 2023
Një front i fuqishëm ajror afrohet nga deti këtë fundjavë duke përfshirë bregdetin shqiptar me vranësira të dendura e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Fronti do të zhvillohet dhe lëvizë shpejt drejt Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rrebeshe intensive kalimtare shiu priten që nga bregdeti, malazez, shqiptar, Kosova, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës.
Pra, ky front do të përfshijë territore mjaft të mëdha dhe ndoshta reshje kalimtare do të ketë në të gjitha territoret tona.
Fronti përpos shiut do të sjellë edhe ulje të temperaturave dhe fundit e kësaj vale të nxehtësisë.
Pas kalimit të frontit në bregdet pason përmirësimi i motit me alterime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, ndërsa më shumë vranësira priten në viset kontinentale.
Ky front do të largojë temperaturat verore përkohësisht, por vera nuk ka kaluar, prandaj priten edhe shumë ditë tjera verore pas këtij fronti i cili pritet këtë fundjavë dhe sipas të gjitha gjasave ditën e shtunë.
Deri të shtunën kënaquni me temperatura dhe mot të vërtetë veror. Ecuria e frontit të fundjavës do të përcillet me kujdes dhe për çdo ndryshim eventual do tju njoftojmë më kohë.
Gazeta Sot