“Ta themi troç, janë sekserë të prokurorëve”- akuza e fortë e Fatmir Xhafes – ish-minister, ndaj policisë gjyqësore. –
“Ta themi troç, janë sekserë të prokurorëve”- akuza e fortë e Fatmir Xhafes – ish-minister, ndaj policisë gjyqësore. –
4prill 2019.
Gazeta Panorama
Nën monitorimin e përfaqësuesit të ambasadës amerikane, misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi dhe OSBE-s, komisioni parlamentar i ligjeve nisi diskutimin e projektligjit për funksionalitetin e policisë gjyqësore.
Ish-ministri punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj adresoi një akuzë të fortë ndaj trupës së policisë gjyqësore.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore, ta themi troç në seksionet pranë prokurorive në shumicën e rasteve shërbejnë si sekser të prokurorëve. Kjo nga mënyra si është organizuar ka shërbyer kryesisht për të zgjidhur çështjet të raportit të prokurorëve me klientë, me subjekte më shumë se sa hetime profesionale”, tha Xhafaj.
Si përgjigje për kolegun Xhafaj, Ulsi Manja kreu Komisionit të Ligjeve shpjegoi synimin e projektligjit.
“Të eliminojmë pingpongun mes Policisë Gjyqësore dhe prokurorit. Tani çfarë ndodh për momentin. Sipas këtij ligji prokurori do ta disponojë një dosje, do ta delegojë tek një oficer i policisë së shtetit për hetim. Ai deri kur të mbarojë hetimi nuk mund të transferohet nga një drejtori vendore në një tjetër pa i dhënë zgjidhje dosjes hetimore që ka”, tha Manja.
Por Fatmir Xhafaj nuk u dakortësua me këtë përgjigje.
“E zgjidh pingpongun që thatë ju? Unë them jo. Por kodi procedurës penale nuk parashikon mënyrën se si do të jetë organizuar kjo gjë nga pikëpamja e funksionalitetit. Por meraku im është pasandaj kur vjen radha për ta qartësuar nuk e ka ligji. Dhe ne sot duam apo s’duam me këtë zgjidhje që japim në tërësinë e ligjit çfarë do të kemi do të kemi pingpongun ndërmjet dy institucioneve pasi nuk e kemi zgjidhur”, iu kundërpërgjigj Xhafaj.
Megjithatë Zgjidhjen Fatmir Xhafa ia la ndërkombëtarëve. Me miratimin e këtij projektligji së bashku me atë të përmbarimin përmbyllet e gjithë paketë ligjore e reformës në drejtësi. /Tch/