27 Mars 2025

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për integrimin europian të vendit.

Tabaku u shpreh se Kryeministri kërkon të dërgojë biznesin në BE vetëm “me të mbathura, pa teknologji apo investime”.

Ajo theksoi se deklarata e kryeministit se  “do ju jap pasaportën’, e hedh në lumë biznesin.

Jorida Tabaku: Ju e dëgjoni kryeministrin qe flet “do të shkojmë në BE në 2027”. Por si do të shkojë biznesi në BE në 2027? Sepse ai thotë “do ju jap pasaportën’, por biznesin e hedh në lumë.

Ne kemi nisur diskutim me biznesin për ta bërë gati për procesin e integrimit. Sot qeveria thotë që “biznesi do të shkojë me të mbathura në BE, pa investime, pa teknologji e standarde. Ndërkohë që kemi gati planin për gatishmërinë e biznesit për BE, jo vetëm me investime por edhe me politika pro biznesit.