Tabaku: – Nepotizmi në administratën publike… – Mendojnë se janë aktorë që po japin shfaqe teatrale me procesin e integrimit
10 Shkurt 2024
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se politika nuk duhet të mbajë peng procesin e integrimit të vendit. Tabaku deklaroi se në Kuvendin e Shqipërisë janë 4 ligje kundër frymës së legjislacionit të BE-së.
“Duke filluar nga ligji i prokurimeve publike i cili shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit deri tek ligji i lojërave të fatit, një ligj i porositur, tek ligji për zonat e mbrojtura i cili vjen në kundërshtim me legjislacionin e BE-së për mjedisin, duke vazhduar me ligjin e investimeve strategjike i cili shkel përsëri MSA-në dhe konkurrencën”, shprehet Tabaku.
Reagimi i Tabakut:
Është bërë e udhës sot që të përdoret fjala integrim vend e pa vend. Në një sallë të mbushur plot me administratën publike që shkon me lista pamë aktorë të cilët kujtojnë sikur të japësh shfaqje do të thotë që të punosh për procesin e integrimit.
Ndërkohë që flasim, të paktën 4 ligje janë në Parlament, të cilët janë jo vetëm frymës së legjislacionit të BE-së. Duke filluar nga ligji i prokurimeve publike i cili shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit deri tek ligji i lojërave të fatit, një ligj i porositur, tek ligji për zonat e mbrojtura i cili vjen në kundërshtim me legjislacionin e BE-së për mjedisin, duke vazhduar me ligjin e investimeve strategjike i cili shkel përsëri MSA-në dhe konkurrencën.
Në këtë lojën e fjalëve, në këto 10 vite të gjata “ u hapën , nuk u hapën negociatat”, i penalizuari më i madh ka qenë administrata publike.
Sot procesi i integrimit ka nevojë që të zgjerojë rrugën e negociatave, mos ti mbajë ato vetëm në nivel teknik, të ftojë të rinjtë që kanë studiuar jashtë, të hapë procesin jashtë teorimeve politike nepotike që fatkeqësisht sot kanë zënë vend në administratën publike, të ftojë shoqërinë civile, grupet e interesit e ta bëjë këtë një proces kombëtar.
Askush nuk ka nevojë për shfaqje, askush nuk ka nevojë as për teatër, as për aktorë; shqiptarët sot presin të vendosen njerëzit e qytetarët në qendër të këtij procesi. Mos ta mbajë peng politika! Kjo do të thotë të punosh për integrimin, të vendosësh njerëzit në qendër e të mendosh për Shqipërinë e për të ardhmen!