Tabelat në gjuhën greke, përplasja mes shqiptarëve dhe heshjta e qeverisë helene. –
Tabelat në gjuhën greke, përplasja mes shqiptarëve dhe heshjta e qeverisë helene. –
Ajo që bën më shumë çudi është heshtja e qeverisë greke, për hërë të parë nuk reagoi për minoritetin në Shqipëri. Si për të përshëndetur vendosjen e tabelave, po ashtu dhe sot kur ato u hoqën.
5 Maj, 2019
TIRANË- Finiqi i largët u bë mollë sherri për politikën e Tiranës. Edhe pse duket larg gjeografikisht, interneti e afroi këtë herë duke sjellë në kohë reale atë që po ndodhte aty. Ishte një denoncim nga historiani Arben Llalla, i cili publikoi disa tabela me emërtime greke dhe shprehej se ishin në territor shqiptar.
“Mbushet Jugut i Shqipërisë me tabela treguese në gjuhën greke. Me rastin e 1 Majit Greqia ngul tabelat me greqishten si gjuhë zyrtare shtetërore…PYETENI RAMË PATRIOTIN E KRISTAKIS DHE ANETËS…”, shkruante Llalla në Facebook.
Menjëherë pas këtij denoncimi dhe publikimit të tij në media ka pasur reagime të shumta nga politika. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, në një deklaratë të sajën e dënonte këtë akt dhe shtonte se kjo ishte një provokim shumë i rëndë për shtetit shqiptar. Edhe pse PDIU kërkoi që qeveria të reagonte ajo bëri të kundërtën heshi, po ashtu heshtje pati dhe nga Bashkia Finiq.
“Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtj skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë! PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!”, shtohej më tej në deklaratë.
Një tjetër reagim pati dhe nga ish-deputeti i LSI për qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, i cili me anë të një postimi në Facebook e quan një turp kombëtar.
“Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999. Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare”, shton Rrokaj.
Nga: Dosja Al