Tahiri në burg, ish-ministrit iu lejua të bënte një telefonatë, do dalë nga gjykata me pranga në duar
Tahiri në burg, ish-ministrit iu lejua të bënte një telefonatë, do dalë nga gjykata me pranga në duar
04 Shkurt, 2022
GJKKO ka vendosur sot dënim me burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiraj. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e parë të dhënë ndaj ish-ministrit, por me një ndryshim, duke hequr konvertimin e viteve të burgut me shërbim prove.
Gazetarja Klodiana Lala, e ndodhur brenda sallës ku u dha vendimi, ka treguar për “BalkanWeb”, lëvizjet dhe sjelljet e Tahirit. Ajo tha se ish-ministri ishte i tensionuar dhe dukshëm nuk e priste këtë vendim. Në momentin që është dhënë vendimi, atij i është lejuar një telefonatë, duke mos e specifikuar se me kë. Po ashtu, pritet që ish-ministri sot të shkojë në burg dhe i mbetet atij nëse do e dërgojë në rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Tahiri do të dalë me pranga në duar për të shkaur në ambientet e paraburgimit. Treshja gjykuese deklaroi se sipas akteve, rezultoi se Tahiri ka cënuar interesat e shtetit, ndaj favorizimit të dhënë Habilajve. Gjithashtu ai ka pasur kontakte jo korrekte edhe me vëllain e Moisi Habilajt, Artanin.
Ai ka shpërqendruar detyrën sepse ka përfituar dhurata nga grupi kriminal Habilaj. Po, ai do të shkojë në burg, sepse vendimi është dhënë në formën e prerë. Vihej re prania e forcave të policisë për të qëndruar në gatishmëri në varësi të vendimit të trupës gjykuese.
Tahiri është lejuar të përdorë celularin. Është e paqartë personi me të cilin ai ka kontaktuar. Trupa gjykuese e justifikoi vonesën se kanë të bëjnë me një dosje voluminoze. Tahiri ka qëndruar në ankth. Ai ka lëvizur disa herë në dhomën që lejohen të lëvizin të pandehurit. Tahiri nuk e priste këtë vendim dhe shtangu kur kryetari i trupës gjykuese dha vendimin ndaj tij”, tha gazetarja Lala.
BalkanWeb