Tajfuni Muifa deme ne Shangai
17 Shtator 2022
Tajfuni Muifa goditi Kinën lindore të mërkurën në mbrëmje, pak pasi kishte kaluar në Japoni. Kjo shkaktoi një stuhi të kategorisë 2 dhe u cilësua si më e forta në histori që goditi Shangain, qytetin më të madh të Kinës.
Observatori qendror meteorologjik i Kinës lëshoi alarmin e tij të parë të kuq për tajfunin më të fuqishëm të vitit, me erëra deri në 95 mph, 200 mm reshje dhe dallgë mbi pesë metra.
Të dy aeroportet ndërkombëtare të Shangait u detyruan të anulojnë të gjitha fluturimet në hyrje dhe 7,400 anije po kërkonin strehim në portet në provincën Zhejiang. Stuhia pritet të drejtohet në veri përgjatë bregut lindor të Kinës gjatë ditëve në vijim.