Takim ne Tirane per te shpallur vendimin e Vdekjes per “Ballkanin e Hapur”.
16 Korrik 2023
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se “Ballkani i hapur” ishte, sipas tij, një dështim i një tentative anti Perëndimore!
Në një postim në Facebook, shkruan se “vendimi i Ramës për të shpallur vdekjen e “Ballkanit të Hapur”, nuk është një vullnet i tij”, duke theksuar se ishte i detyruar nga disa rrethana.
“Ndryshe Gjermania e Brukseli nuk do te mbajne Samitin e Procesit te Berlinit ne Tirane”, shkroi Tritan Shehu.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
«Ballkani i hapur» i Rames, deshtim i nje tentative anti Perendimore!
Varrosja e «Ballkanit te hapur», nuk eshte thjesht deshtimi i nismes se Vucic per Jugosllavine e Re.
As i vetem i nje tentaive per vendosjen e hegjemonise ekonomike e politike serbe ne Rajon.
Apo thjesht per sfumimin e pavaresise e sovranitetit te Kosoves.
Eshte me teper, eshte deshtimi i nje «rruge» me kahe nga Moska e Lindja.
I nje tentaive per te cuar Rajonin tone drejt Lindjes, anti europiane e antiperendimore kjo.
Prandaj deshtimi i saj duhet pare ne nje nje kontekst te gjere.
Pa dyshim qe kjo lidhet edhe me dobesimin e Rusise e Putinit se fundmi.
Me ripozicionime qofte dhe per pasoje drejt Perendimit, te faktoreve te tjere.
Si afrimi i fundit i Erdogan me ate, NATO-n, rikonfirmimi i vullentit drejt BE.
Pra «vendimi» i Rames per te shpallur vdekjen e «Ballkanit te hapur», nuk eshte nje vullnet i tij, ai thjesht eshte i detyruar:
1-Ndryshe Gjermania e Brukseli nuk do te mbajne Samitin e Procesit te Berlinit ne Tirane.
2-I detyruar sepse dhe mbeshtetes te tjere te asaj nisme si Erdogan, tashme po vendosen ne pozicionet e reja pozitive.
3-Sepse tashme ajo nisme ndjehet e braktisur edhe nga Ëashingtoni, as qe permendet prej andej…sikur nuk ka egzistuar kurre.
Tejet pozitiv ky qendrim amerikan, mbas nje dyzimi pragmatist e jo produktiv.
Pra Rama edhe sot, ashtu si prej Nish, eshte thjesht nje zedhenes i….
Ne Nish i Vucic, tashti i….
Nje reflektim i kesaj te djele ky, plot skandale te Rilindjes.