Takimi/Arbëreshet e Cosenzas në Muzeun Kombëtar, dhurojnë libra e këngë. –
Damiano Guagliardi nw takimin me drejtorin Dorian Koçi dhuron Këngët tradicionale të arbëreshëve të Sicilisë dhe Grammatikwn e famshme të Camardas
Damiano Guagliardi me drejtorin e Muzeut Dorian Koçi
Nën tingujt e këngës “Moj e bukura Arbëri, moj e bukura Shqipëri” u hap aktiviteti kushtuar jetës dhe veprës së Jeronim de Radës dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Arbëreshet e Cosenzas dhe Presidenti i Shoqatës së Arbëreshëve Damiano Guagliardi kanë ardhur në Tiranë dhe kanë zhvilluar një aktivitet dje pasdite në kuadër të projektit të “eTëinning” me temë “Arbëreshët” (“Albanesi d’Italia”).
Damiano Guagliardi ka zhvilluar një ditë më parë një takim me drejtorin e Muzeut Dorian Koçi. Qëllimi i këtij takimi ishte dhurimi i tre librave nga z. Guagliardi për fondet e Muzeut Historik Kombëtar. “Bashkëpunimet nëse nuk japin fryte mbeten vetëm marrëveshje administrative. Para disa muajsh vendosëm kontaktet institucionale me Shoqatën e Arbëreshëve të Kozencës dhe sot pata kënaqësine të pres për një vizitë presidentin e kësaj shoqate, Prof. Damiano Guagliardi të shoqëruar nga Prof. Elidiana Canaj.
Librat shenjojnë aspekte të rëndësishme të identitetit kulturor të shqiptarëve dhe arbëreshëve”, është shprehur drejtori I MHK-së, Dorian Koçi. Librat e dhuruar nga Damiano Guagliardi për MHK janë “Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie Albanesi di Sicilia me autor Giusseppe Schiro (Këngët tradicionale të kolonisë së arbëreshëve të Sicilisë); Grammatologia comparata sulla lingua Albanese per Demetrio Camarda; (Grmatika e Dhimitër Kamaradas)Itenerari Albanesi (1892-1902) me autor Antonio Baldacci, etj.
Dje pasdite në sallën “Kostandin Shpataraku” të MHK gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” organizuan aktivitetin me titull “Jeta dhe vepra e Jeronim de Radës”. Në këtë aktivitet ishin të ftuar historiani Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe Presidenti i Shoqatës së Arbëreshëve të Cosenzas, Prof. Damiano Guagliardi.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili përshëndeti në çeljen e aktivitetin tha se ishte kënaqësi që një institucion kujtesë si Muzeu Kombëtar bashkëpunonte në një aktivitet të tillë. Duke iu drejtuar nxënësve të dy shkollave Dr. Dorian Koçi tha më pas se do të ndalej në dy saktësime gjë që do të përmbushte më tej kërshërinë e nxënësve, të cilët padyshim kishin marrë informacion të mjaftueshëm rreth jetës dhe veprës së këtij rilindësi. Koçi tha se në stendat e Muzeut Historik Kombëtar ndodhej kallamarja dhe pena e Jeronim De Radës që ishte një dhuratë nga komuniteti arbëresh në Itali. Njëkohësisht ai veçoi dhe veprën e Prof. Dr. Moikom Zeqos, të quajtur “Rishpikja e Arbërisë”. Ky libër sipas Dr. Dorian Koçit është jo vetëm një studim mbi jetën e këtij poeti të madh, por dhe një hulumtim mbi veprat duke na dhënë një këndvështrim ndryshe, dhe një profil të ri të Jeronim De Radës.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi i që mori fjalën më pas bëri një ekspoze të plotë rreth anës historike të trevave në jugun e italisë ku janë vendosur një komunitet i madh arbëreshësh, të cilët nuk datojnë të kenë zbarkuar vetëm pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin XV por shumë më herët, të paktën që në shekullin e VI.
Ndërkohë u prezantua projektit eTëinning “Arbëreshet (Albanesi d’Italia)”: çfarë aktivitetesh ishin organizuar dhe punimet e nxënësve, si dhe rëndësia që i ka dhënë stafi pedagogjik dhe vetë nxënësit këtij projektit në kuadrin e Viti Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Mbyllja e aktivitetit e bë me vallen arbëreshe të interpretuar nga nxënësit e shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.